Marrëdhënia e njeriut me natyrën ka qenë gjithnjë në favor të njeriut që ka kërkuar gjihmonë maksimumin prej saj.

Por sot organizatat e mbrojtjes së mjedisit lëshojnë alarmin duke thënë se rigjenerimi i planetit nuk kompenson më dëmin e shkaktuar nga dora e njeriut.

Sipas një studimi të “Global Footprint Network” më 19 gusht njerëzit kanë harxhuar gjithë energjinë që toka mund të rigjenerojë në një vit dhe tashmë jemi në “borxh” me planetin tonë dhe si për të mos mjaftuar kjo situata përkeqësohet akoma më shumë se në 7 muaj e pak, jo vetëm që kemi harxhuar energjinë vjetore që planeti ynë është në gjendje të rinovojë, por edhe kemi hedhur në atmosferë një sasi më të lartë dioksidi karboni.

“Tejkalimi i aftësive rigjeneruese të planetit po shndërrohet në një problem të shekullit të 21, që nuk është vetëm një problem thjesht ekologjik, por edhe një problem ekonomik dhe shoqëror”, thotë Mathis Wackernagel, president i Global Footprint Network.

Sipas studimit të këtij rrjeti 85 përqind e popullsisë globale jeton në territore që i kërkojnë natyrës më shumë nga sa ajo është në gjendje të ofrojë dhe për të plotësuar kërkesat e njerëzimit do të duhet edhe një gjysmë tjetër planeti Tokë.

Top Channel