Celine Dion, stop karrierës për t’i qëndruar pranë bashkëshortit të sëmurë

20/08/2014 00:00

Celine Dion ka vendosur t’i thotë stop karrierës për një periudhë të pacaktuar. Këngëtarja ka vendosur të anulojë të gjitha impenjimet muzikore për t’i qëndruar pranë  bashkëshortit, Rene Angelil i sëmurë me kancer.

Dion ka anuluar turin në Azi që e kishte planifikuar në muajin tetor gjithashtu edhe shfaqjet e përhershme në Las Vegas.

Rene Angelil që për Dion  ka qenë edhe menaxheri i saj, por për shkak të problemeve me shëndetin ka hequr dorë.  “Do t’i përkushtohem me të gjithë forcën time shërimit të bashkëshortit dhe familjes time.I kërkoj falje të gjithë admiruesve të mi në të gjithë botën dhe i falenderoj për dashurinë dhe mbështetjen që më kanë dhënë”, shkruan Celine Dion.

Top Channel