Kreu i Dhomës së Përfaqësuesve të Japonisë konfirmon në vijim të vizitës zyrtare në Tiranë,  mbështetjen e vendit të tij për Shqipërinë në organizatat financiare ndërkombëtare, si dhe për projekte të reja të rëndësishme për konsolidimin e ekonomisë sonë.

Gadishmëria e tij u shpreh pas kërkesës së Ministrit tonë të Jashtëm Ditmir Bushati për t’i dhënë një impuls të ri marrëdhënieve mes dy vendeve tona.

Në takimin mes dy delegacioneve, Ministri Bushati shprehu  në emër të qeverisë shqiptare rëndësinë që ajo i kushton së rritjes së marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Japonisë.

Kreu i Dhomës së Parlamentit japonez nga ana e tij, vlerësoi stabilitetin politik në Shqipëri, që  i hap udhën një pranie më të rëndësishme edhe të biznesit japonez në Shqipëri.

Top Channel