Një bashkëpunëtor i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës është dekonspiruar dhe ekzekutuar në Siri. Ai është vrarë në fillim të këtij viti, pak kohë pas dërgimit nga AKI-ja në cilësinë e spiunit.

Sipas së përditshmes “Koha Ditore”, viktima ka qenë i infiltruar brenda grupeve xhihadiste shqiptare, pjesë e organizatave terroriste.

Burime të ndryshme, përfshirë ato pranë AKI-së, kanë bërë të ditur se ky agjent i rekrutuar pas përfshirjes së kosovarëve në luftën e Sirisë është ekzekutuar në distancë të afërt. Ky detaj forcon dyshimin se ai është dekonspiruar dhe është ekzekutuar.

Burime nga Agjencia, të cituara nga gazeta, kanë thënë se ai nuk është trajtuar mirë duke u lënë pa ndihmë dhe pa udhëzime të nevojshme nga Prishtina. Nga ana e tyre, zyrtarët shtetërorë nuk janë prononcuar ende rreth këtij rasti.

Top Channel