Kanë shkaktuar tronditje në Greqi zbulimet e fundit, sipas të cilave në një Institut Riedukimi të të miturve, në qytetin e Volosit, janë kryer përdhunime në grup.

Lajmi publikohet nga gazeta “Ethnos”, sipas së cilës brenda një muaji viktima të përdhunimeve në grup janë bërë tre fëmijë, dy grekë dhe një shqiptar.

Një muaj më parë, drejt organeve të Rendit të qytetit ka ardhur një denoncim nga një 14-vjeçar shqiptar, që mbahej në këtë Institut me akuzën se kishte tentuar të keqtrajtonte seksualisht një gjashtëvjeçare.

Por, vet ai është përdhunuar nga një 16-vjeçar rom dhe dy të rinj të tjerë të moshës 17 dhe 14 vjeç, të tre persona që mbahen aty me akuzat për vjedhje dhe bastisje.

Prokurori i qytetit të Volosit ka dhënë urdhër për burgosje të 16-vjeçarit rom, ndërsa dy personat e tjerë janë rikthyer në Institutin e Riedukimit. Por, pa kaluar disa javë, dy djem të tjerë, të moshës 15 dhe 16 vjeç, janë sulmuar nga një grup të rinjsh të këtij institucioni dhe janë përdhunuar egërsisht në banjat e ndërtesës.

Ajo që ka krijuar reagime të ashpra të opinionit publik dhe të mediave është se, edhe në këtë rast, vërtet që autorët janë akuzuar nga Prokuroria, por nuk janë burgosur dhe janë kthyer përsëri në ambientet e këtij Insituti, ndërsa viktimat nuk janë trajtuar nga psikologët e specialistët.

Top Channel