Champions, Porto fiton në Francë, barazon Celtic

20/08/2014 00:00

Kanë përfunduar dhe 5 ndeshjet e tjera të fazës së tretë kualifikuese të Champions League.

Ndryshe nga ndeshjet e së martës, 5 ndeshjet e zhvilluar të mërkurën në mbrëmje nuk dhuruan emocione të shumta. Tre barazime dhe dy fitore të ekipeve udhëtuese ishin rezultatet që sollën këto ndeshje.

Në barazim 1-1 kanë përfunduar ndeshjet Aalborg-Apoel, Maribor-Celtic dhe Slovan Bratislava-BATE Borisov, rezultate këto që duket se favorizojnë ekipet udhëtuese.

Ndërkaq, fitore jashtë fushës së tyre kanë arritur Porto, e cila mundi 0-1 francezët e Lille dhe Zeniti, i cili me po të njëjtin rezultat, mposhti në shtëpi belget e Standard Liege.

Top Channel