Muller: Refuzova United, ofertë astronomike

21/08/2014 00:00

Një zbulim që shpjegon shumëçka. Një prapaskenë, që hap të tjera skenarë merkatoje kur duhen edhe 2 javë nga fundi zyrtar i saj.

Manchester United ka tentuar t’i rrëmbejë Thomas Mullerin bavarezëve të Bayern Munchen. Fundin e kësaj tratative, ndoshta të braktisur që në momentin e lindjes, e tregon për të përditshmen gjermane “Bild” vet sulmuesi 25-vjeçar i kombëtares tashmë kampione të Botës.

“Isha i ndërgjegjshëm se, nëse do të kisha pranuar atë transferim, mund të kishte ndryshuar shumë gjëra. Shuma që mu ofrua ishte astronomike. Por, Bayern Munchen është klubi im, ndaj dhe nuk besoj që të ishte parashikuar shitja ime”.

Muller ka qendruar te Bayerni, ndërsa tani mbetet të kuptohet nëse ajo e United ishte vetëm një ëndërr klasike e kësaj vere, apo nëse vërtet “djajtë e kuq” duan t’i vënë në gatishmëri Van Gaalit një lojtar klasi?

Ky refuzim i gjermanit mund të të bëjë të mendosh se sforcoja e klubit anglez mund të kthehet tashmë te një tjetër sulmues, i cili është i lirë në këtë merkato verore, për të cilën mbeten më pak se 2 javë nga mbyllja, por paratë për t’u shpenzuar nuk mungojnë.

Top Channel