Cara Delevigne zhvishet në fushatën e parfumit të Tom Ford

21/08/2014 00:00

Nuk ka dyshim që Cara Delevigne është një ndër modelet më të kërkuara të momentit. Edhe Tom Ford ka zgjedhur modelen britanike për të qenë imazhi i parfumit më të ri. Cara është shumë e përfolur edhe për jetën jashtë botës së modës.

22-vjeçarja shfaqet në një vaskë me ujë, e mbuluar me lule, dhe në dorë mban parfumin “Black Orchid”. Në vaskën me ujë ajo është rrethuar nga lule orkide, ngjyrë të purpurt.

Imazhet janë shkrepur nga fotografi i famshëm, Maro Sorrenti. Nuk është hera e parë, që Cara Delevigne shfaqet e zhveshur në një fushatë publicitare.

Në vitin 2013, ajo pozoi nudo për fushatën e Marc Jacobs, kundër kancerit të lëkurës, me mbishkrimin “ta mbrojmë lëkurën”. Modelja britanike është renditur nga revista “Forbes” në listën e më të paguarave, me rreth 3.5 milionë dollarë.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel