“Loca” e Shakirës rezulton e vjedhur

21/08/2014 00:00

Një gjykatës në Nju Jork ka dalë në përfundimin se një nga hitet e Shakirës ka shkelur ligjet e të drejtat e autorit, pasi në mënyrë jo të drejtpërdrejt ka kopjuar këngën e një kompozitori tjetër.

Versioni në spanjisht i këngës së saj “Loca”, në 2010-n, ngjason shumë me një krijim të kantautorit domenikan Ramon Arias Vazquez.

Ndërsa varianti në anglisht nuk është paraqitur si provë në gjyq. “Loca” pati sukses në mbarë botën e kryesoi renditjet latine për një kohë të gjatë.

Top Channel