Tina Knowles: Martesa e Beyonces është perfekte

21/08/2014 00:00

Prej disa muajve po përflitet për një krizë në martesën e çiftit të famshëm Beyone & Jay Z. Mamaja e Beyonces, Tina Knowles, ka folur për sajtin TMZ, duke i quajtur të gjitha trillime.

Tina Knowles tha për TMZ se çifti ka një martesë perfekte. Mamaja e divës së muzikës shtoi se “të gjithë ata që i kanë zili, do vazhdojnë t’i kenë. Por, çdo gjë mes tyre është perfekte”.

Komentet e saj vijnë disa ditë pas thashethemeve, se Beyonce po merr këshilla se si të ndahet në mënyrën më të mirë nga partneri i saj.

Sipas “UsWeekly”, 32-vjeçarja ka biseduar për një kohë të gjatë me mikeshën e saj prej shumë kohësh, Gwyneth Paltrow, për t’i marrë këshilla se si t’i japë fund martesës me reperin 44-vjeçar në mënyrën më të mirë të mundshme.

“UsWeekly” tregon se këngëtarja ishte e befasuar, se si Gwyneth i dha fund martesës së saj me Chris Martin, pas 10 vitesh martesë. “Beyonce po i kërkon këshilla Gwyneth, sepse ajo planifikon divorcin”, tha burimi për revistën.

FOTO GALERI
1/11
Tina Knowles: Martesa e Beyonces është perfekte

Top Channel