Sfida e ujit të akullt prek edhe Bushin

21/08/2014 00:00

Është emri i fundit i njohur, që i bashkohet sfidës së kovës me ujë të akullt në emër të një kauze të mirë, por xhesti i tij, siç treguan klikimet në Facebook, është vlerësuar shumë.

Ish-Presidenti amerikan George W. Bush pranoi të bëhej pjesë e iniciativës, që synon mbledhjen e fondeve në fushatën e ndërgjegjësimit kundër sklerozës amiotrofike laterale, e njohur ndryshe dhe si sëmundja e Lou Gehrigut, dhe sfidoi Bill Clintonin të bëjë të njëjtën gjë.

“Dje ishte ditëlindja e Billit dhe dhurata ime për të është një kovë me ujë të ftohtë”, u shpreh bashkëshortja Hillary.

Nisma përfshin postimin në rrjetet sociale të videove, gjatë momentit kur uji lëshohet në kokën e personazhit, i cili sfidon nga ana e tij të tjerë persona të bëjnë të njëjtën gjë, duke i vënë gishtin publikisht.

Sfidën e kanë pranuar deri tani një sërë emrash të famshëm, si Justin Timberlake, Lady Gaga dhe Mark Zuckerberg, ndërsa janë përmendur Tom Cruise, Cheryl Cole e David Beckham.

Sëmundja e Lou Gehrigut dëmton funksionimin e nervave e muskujve dhe mbetet një prej diagnozave më sfiduese në neurologji. Uebsajti kushtuar asaj thotë se, falë iniciativës së fundit, ka marrë 30 milionë dollarë donacione, krahasuar me 2 milionë që u grumbulluan në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Top Channel