Pelegrinazhi që ka nisur në malin e Tomorit është shoqëruar me një aksident me pasojë plagosjen e rëndë të tre pelegrinëve.

Për shkak të rrugës shumë të keqe dhe terrenit të vështirë, në fshatin Novaj një automjet ka dalë nga rruga, e për pasojë janë plagosur dy vëllezër, Deli dhe Muharrem Dervishi, 19 dhe 17 vjeç, si dhe drejtuesi i mjetit Bexhet Bajraktari, 52 vjeç.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë për në Spitalin Rajonal të Beratit, ku ndodhen në gjendje kritike për jetën.

Top Channel