Ebola, Afrika J. mbyll kufijtë me vendet e prekura

22/08/2014 00:00

Afrika e Jugut nuk do të lejojë asnjë shtetas nga vendet e prekura me virusin vdekjeprurës të Ebolas të futet në territorin e saj, duke mbyllur kufijtë me Guinenë, Liberinë dhe Sierra Leonen.

Më parë edhe Senegali, Kameruni dhe Bregu i Fildishtë pezulluan fluturimet nga vendet e Afrikës Perëndimore, ku virusi është përhapur me shpejtësi.

Afrikano jugorët, të cilët kanë qenë në vendet e prekura do t’i lejohet të kthen në shtetin e tyre, por do t’i nënshtrohen më parë kontrolleve të rrepta, ka thënë të enjten Ministria e Shëndetësisë.

Dy persona, të cilët sapo ishin kthyer nga Liberia dhe Guinea, janë ekzaminuar gjatë ditëve të fundit me Ebola në Afrikën e Jugut. Në Johanesburg ndodhet aeroporti kryesor, i cili përdoret si tranzit, duke lidhur Afrikën jugore me pjesë të tjera të kontinentit. Unioni Afrikan njoftoi se do të dërgojë një ekip të posaçëm për vendet e prekura. Operacioni do të zgjasë 6 muaj dhe do të kushtojë rreth 25 milionë dollarë.

Një lajm i mirë ka ardhur nga SHBA-ja, pasi kura eksperimentale kundër Ebolas rezulton efikase. Dy pacientët amerikanë të infektuar nga virusi në Afrikën Perëndimore lanë spitalin në gjendje të shëndetshme dhe sipas autoriteteve amerikane në organizmin e tyre nuk ka më gjurmë të virusit.

Top Channel