Avioni me viktima mbërrin në Malajzi

22/08/2014 00:00

Trupat e 20 viktimave malajziane të fluturimit “MH17”, që u rrëzua në korrik në Ukrainë, kanë mbërritur në Kuala Lumpur teksa vendi po mban një ditë zije kombëtare.

Një avion i posaçëm u ngrit më herët nga Amstërdami dhe u ul në aeroportin e kryeqytetit malajzian rreth orës 10:00 me orën lokale. Flamujt kombëtarë do të mbahen të gjithë në gjysmështizë, ndërsa do të mbahet edhe një minutë heshtje.

Avioni me numër fluturimi “MH17” mendohet të jetë rrëzuar nga një raketë e qëlluar nga rebelët pro-rusë, akuzë të cilën ata e mohojnë. Të 298 pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit që ndodheshin në bord humbën jetën më 17 korrik.

Një kontigjent i vogël ushtarësh malajzianë marshuan deri tek avioni, prej nga shoqëruan arkivolët me trupat e të ndjerëve. Ndërsa në pistë ishte vendosur një karvan makinash mortore.

Të gjitha arkivolet ishin të mbuluara me flamurin kombëtar. Tre nga 20 trupat janë kremtuar më herët në Holandë. Sistemi i transportit publik në vend, përfshirë atë hekurudhor dhe atë të Kuala Lumpurit në veçanti, do të ndalojnë punën për të mbajtur dy minuta heshtje.

Ndërsa përgjatë autostradave do të ketë tabela elektronike që do t’u kërkojnë drejtuesve të automjeteve të ndezin dritat në shenjë respekti. Edhe mediat online kanë errësuar faqet e tyre në shenjë respekti.

Top Channel