Operacioni vijon edhe në Jug të vendit. Në vijim të aksionit antikanabis të koduar “Elezi”, që po zhvillohet në kanionet e lumit Bence, u asgjesuan dhe 2800 bimë kanabis sativa të kultivuara në disa parcela të hapura rishtazi, në kanionet në Dilan dhe Elez. " /> Operacioni vijon edhe në Jug të vendit. Në vijim të aksionit antikanabis të koduar “Elezi”, që po zhvillohet në kanionet e lumit Bence, u asgjesuan dhe 2800 bimë kanabis sativa të kultivuara në disa parcela të hapura rishtazi, në kanionet në Dilan dhe Elez. ">

Operacioni vijon edhe në
Jug të vendit. Në vijim të aksionit antikanabis të koduar “Elezi”, që
po zhvillohet në kanionet e lumit Bence, u asgjesuan dhe 2800 bimë
kanabis sativa të kultivuara në disa parcela të hapura rishtazi, në
kanionet në Dilan dhe Elez.

Operacioni ka nisur që në orët e
para të mëngjesit të së enjtes, ku në pjesën e parë të tij u asgjesuan
1390 bimë kanabis sativa. Kultivuesit, duke përfituar nga terreni mjaft i
vështirë, kanë mundur të largohen, por janë identifikuar nga ana e
policisë dhe vijon puna për kapjen e tyre.

Në operacion u
përfshinë 35 forca policie të Komisariatit të Policisë Tepelenë, ku më
pas në ndihmë të tyre shkuan dhe forca nga Drejtoria e Policisë së
Qarkut Gjirokastër.

Në gjithë zonën e Tepelenës janë
asgjesuar 40 mijë rrënjë kanabis. Ndërkohë një aksion i ngjashëm është
zhvilluar nga Policia e Vlorës, në zonën e fshatit Karbunarë, ku u
gjetën 2 parcela të mbjella me lëndë narkotike me rreth 400 rrënjë bime.

Top Channel