Santo Domingo, anulohet koncerti i Miley Cyrus

22/08/2014 00:00

Një incident i ri në “Bangerz Tour” për Miley Cyrus, që më 13 shtator do të performonte në Santo Domingo. Qeveria e Republikës Domenikane ka anuluar koncertin e saj, sepse ka gjykuar që performanca e këngëtares është shumë vulgare.

Në komunikatën për shtyp thuhet se, “shpesh gjatë shfaqjes bëhen veprime që shkojnë përtej moralit dhe zakoneve, të cilat janë të dënueshme sipas ligjit domenikan”.

Disa kritikë kanë sqaruar se Miley është vënë nën akuzë për shumë veprime vulgare që bën në skenë. Nga organizatorët e koncertit apo zëdhënësit e këngëtares ende nuk ka patur një reagim.

Por kjo nuk është hera e parë që Republika Domenikane çensuron popstarin. Në të shkuarën shumë këngë të saj nuk janë transmetuar në televizionet lokale.

FOTO GALERI
1/4
Santo Domingo, anulohet koncerti i Miley Cyrus

Top Channel