Madonna i jep fund lidhjes me “lodrën” e saj

22/08/2014 00:00

Lidhja mes Madonnas dhe balerinit Timor Steffens, 30 vite më i ri, nuk i ka mbijetuar të paktën edhe sezonit veror. Siç raporton “US Weekly”, Madonna, e cila ndodhet me pushime nëpër plazhet e  Evropës,  i ka kërkuar toy boy-t të saj, siç nihen ndryshe djemtë e rinj të lidhur me yjet e vjetra të showbizzit, që të bëjë gati valixhet dhe të largohet.

Historia e tyre lindi janarin e shkuar dhe dukej se po shkonte mirë pasi popstari e kishte ftuar Steffens që të kalonte pushimet së bashku me familjen e saj. Por gjatë qëndrimit në Ibiza diçka mund t’i ketë ndodhur mbretëreshës së popit, që ka vendosur të dërgojë në shtëpi “lodrën” e saj.

Një burim pranë këngëtares tha se historia e tyre nuk ka qenë kurrë serioze. “Madonna punonte shumë me albumin dhe qëndronte me familjen dhe nuk kishte kohë për gjëra të rëndësishme”, tha burimi në kushte anonimati.

FOTO GALERI
1/9
Madonna i jep fund lidhjes me `lodrën` e saj

Top Channel