Veliaj: Punësuam 40 mijë persona

22/08/2014 00:00

Ministri i Mirëqënies Sociale, Erjon Veliaj, gjatë një vizite në një nga bizneset vendase tha se gjatë 6-mujorit të parë të këtij viti janë punësuar më shumë se 40 mijë qytetarë.

“Në 6 muajt e parë kemi pasur nga statistikat 43 mijë punësime më shumë, 17 mijë prej të cilave kanë qenë ndërmjetësime nga zyrat e punës. Ndërkohë, 3 mijë kanë qenë nga fondi i nxitjes së punësimit, kundrejt pagimit të sigurimeve shoqërore për 12 muaj”, deklaroi Veliaj.

Tregu i punës ka nevojë për persona të specializuar në arsimin profesional, ndaj ministri Veliaj ka kërkuar që në fillim të këtij viti, të gjithë ata të rinj që nuk kanë rezultate maksimale në shkollë të fokusohen drejt profilizimit në zanate të cilat nesër konvertohen në punë.

Top Channel