Superkupa në “Vicente Calderon”

22/08/2014 00:00

Sonte në mbrëmje do të mësohet dhe emri i fituesit të trofeut të parë në Spanjë.

Pas barazimi 1-1 në “Santiago Bernabeu”, Atletico dhe Reali do të ndeshen në “Vicente Calderon” për të marrë Superkupën e Spanjës.

Lajmi i mirë për Ancelottin para këtij derbi është rikuperimi i plotë i Cristiano Ronaldos, ndërkohë që Di Maria, i cili është shumë i kërkuar nga skuadra të mëdha europiane, do ta nisë ndeshjen nga pankina.

Nga ana tjetër, pritet që trajneri i Atleticos, Simeone, të mos bëjë asnjë ndryshim dhe të hedhë në fushë të njëjtin formacion, që pati 4 ditë më parë në “Santiago Bernabeu”.

Derbi i dytë i Superkupës së Spanjës do të transmetohet drejtpërdrejt në Supersport, në orën 22:30.

Top Channel