Irak, sulm në xhaminë sunite, 68 viktima

22/08/2014 00:00

Të paktën 68 viktima janë shënuar nga një sulm i milicisë muslimane shiite brenda një xhamie, që i përkiste irakenëve sunitë, në provincën lindore të vendit Diyala, gjatë së premtes, lajm i bërë i ditur nga burime të sigurisë irakene, si dhe nga zyrtarë të morgut.

Burimet e sigurisë thanë fillimisht se të paktën 30 trupa kishin mbërritur në spitalin e qytetit Baquba, në provincën Diyala, dëshmitarët në vendngjarje thanë në ato momente se numri i viktimave mund të jetë shumë më i madh, por nuk mund të verifikohej në ato çaste, ndërsa tashmë morgu i qytetit ka deklaruar se numri ka shkuar në 68 të tillë.

Kjo dhunë sektare mund të dëmtojë përpjekjet e kryeministrit të ri të Irakut, shiitit të moderuar Haider al-Abadi, për të formuar një qeveri që mund të bashkojë irakenët kundër Shtetit Islamik (IS), me të cilët janë bashkuar edhe militantë sunitë duke pushtuar një pjesë të madhe të vendit.

Ambulancat transportonin trupat në qytetin Baquba, qendra e provincës Diyala, ku milicitë shiite të stërvitura nga Irani janë të fuqishme dhe veprojnë pa u ndëshkuar.

Sulmet nëpër xhami janë tepër të ndjeshme dhe kanë shkaktuar në të kaluarën një seri të gjatë hakmarrjesh, duke vrarë dhe duke kundërsulmuar palët kundërshtare në Irak, ku dhuna është rikthyer në nivelet e viteve 2006-07, që shënoi edhe kulmin e një lufte civile sektariane.

Forcat e milicisë shiite të Irakut ekzekutuan 15 muslimanë sunitë dhe i varën ata në shtyllat e energjisë elektrike në sheshin kryesor në Baquba, gjatë Korrikut. Zyrtarë të policisë së Diyalas thanë për Reuters se kanë informuar milicitë shiite me emrat për listën e shënjestrave, në mënyrë që anëtarët e dyshuar të Shtetit Islamik të ndiqen dhe të ekzekutohen.

Top Channel