Milan, Berlusconi në Milanello. Maldini…

22/08/2014 00:00

Ndërkohë që Balotelli ka fluturuar drejt Anglisë, për të nisur aventurën e re me Liverpool, presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, është shfaqur në Milanello rreth mesditës së të premtes.

I zbritur nga helikopteri i tij privat në qendrën sportive, numri 1 i kuqezinjve është pritur nga trajneri Pippo Inzaghi, e së bashku i janë drejtuar selisë së klubit, ku skuadra është në grumbullim dhe është stërvitur gjatë pasdites, në vigjilje të trofeut “Tim”.

Presidenti Berlusconi ka drekuar së bashku me trajnerin dhe zëvendësin e tij, Mauro Tassoti, e më pas ka takuar lojtarët, përpara stërvitjes së parashikuar për më 17:30.

Ndërkaq, për herë të parë pas shumë kohësh, në Milanello është parë  edhe ish-kapiteni Paolo Maldini, i cili mbërriti me fuoristradën e tij dhe ishte i shoqëruar nga i biri Christian, lojtar i Primaverës së “djallit”, e më pas është larguar nga qendra sportive pa u ndalur për tifozët apo gazetarët që kërkonin t’i bënin ndonjë pyetje.

Top Channel