Pentagoni falenderon Shqipërinë

23/08/2014 00:00

Përfshirja e Shqipërisë në bllokun e vemdeve ndërkombëtare që po u vijnë në ndihmë irakianëve në luftën e tyre kundër ekstremistëve të ISIS ka marrë vlerësimin e Pentagonit.

Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby deklaroi të premten se Shqipëria ka rënë dakort të furnizojë me armë forcat kurde që janë rezistenca më e fortë që po has ISIS në veri të Irakut për momentin. Ushtaraku i lartë amerikan falenderoi Tiranën për mbështetjen.

Një ditë më parë Ministria e Mbrojtjes njoftoi angazhimin e vendit tonë në koalicionin ndërkombëtar kundër ISIS duke ndihmuar me armë dhe municione të lehta forcat kurde dhe irakiane. Armët do të transportohen në Irak nga autoritetet italiane.

“Pala italiane u garanton autoriteteve shqiptare mbështetjen e dakordësuar duke ofruar suportin logjistik të nevojshëm për transferimin e armëve dhe municioneve”, thuhet në një komunikatë të shpërndarë nga ambasada italiane në Tiranë”, thuhet në një deklaratë të shpërndarë të premten nga Ambasada Italiane në Tiranë.

Top Channel