Rishikimi i buxhetit në Maqedoni ka përplasur shqiptarët. Partia Demokratike Shqiptare ka akuzuar partinë e Ali Ahmetit se po diskriminon shqiptarët.

“Grupi i PDSH ka bërë 36 amendamente me anë të të cilave do kërkojnë projekte për zonat shqiptare, si ujësjellës, kanalizime, shkolla e ambulanca. Këto amendamente konstatojnë gjendjen e rëndë ku ndodhen shqiptarët për shkak të BDI-së”, deklaroi deputeti Gazmend Aliji.

Ndërkohë, Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar duke thënë se të gjitha projektet e rëndësishme për shqiptarët në Maqedoni janë inicuar nga kjo parti.

“Në vitet e fundit shqiptarët i ka bashkuar vetëm BDI-ja. Gjithë ato projekte që janë realizuar për ta janë nga BDI-ja. Ajo mbase s’ka bërë më të mirën, por duhet të kemi parasysh se shqiptarët janë ngritur nga zeroja”, ka thënë deputeti Rexhail Ismaili.

Top Channel