Se sa i ashpër është debati mes deputetëve shqiptarë në Kuvendin e Maqedonisë këtë më së miri e tregon një video e dalë nga sallat e këtij kuvendit.

Agjencia e lajmeve INA raporton se debati me fjalë mes dy deputetëve shqiptarë, Talat Xhaferri nga radhët e BDI-së dhe Orhan Ibrahimi nga PDSH është përshkallëzuar në përleshje fizike mes tyre.

Gjithçka ka ndodhur kur deputeti Xhaferri ishte duke folur për ndryshimet kushtetuese të cilat PDSH i kundërshton. Gjatë fjalës ai është goditur me stilolaps nga deputeti Ibrahimi dhe këtu ka nisur përplasja fizike.

Dy deputetë kanë shkëmbyer grushte me njëri-tjetrin duke u gjakosur, ndërkohë që është dashur ndërhyrja e deputetëve të tjerë dhe e personelit të parlamentit për të mbyllur zënkën. 

Top Channel