Inspektoriati Mjedisor ka mundur të sekuestrojë 83 kamionë me lëndë drusore dhe të ndalë prerjen e 22 hektarëve me pyje në Malësinë e Madhe.

Ekspertët e Inspektoriatit saktësuan se janë 623 metër/kub lëndë  drusore e prerë në mënyrë të paligjshme.

Zyra e shtypit në Ministrinë e Mjedisit ka saktësuar se ndaj autorëve janë bërë kallëzime penale dhe janë mbajtur procesverbale për të gjithë lëndën drusore të prerë në mënyrë të paligjshme.

Inspektoriati i Mjedisit ka ndërmarë një aksion kontrolli në gjithë vendin.

Top Channel