Indi, gruaja vret leopardin me drapër

26/08/2014 00:00

Një grua 54-vjeçare indiane ka vrarë një leopard duke përdorur vetëm veglat e saj të punës në fermë pasi grabitqari e sulmoi gjatë kthimit të saj nga arat.

Kamala Devi është e shtruar në spital që nga dita e dielë, kur u ndesh me leopardin në distriktin Rudraprajag. Gruaja përdori vetëm një drapër dhe një lopatë të vogël për t’i mbijetuar përleshjes.  

Kamala doli nga përleshja me shumë të prera në trup dhe me tre fraktura.

“Ajo u tregua shumë trime dhe arriti të vriste leopardin vetëm me një drapër dhe me një lopatë të vogël. Pas një ore luftë, leopardi u largua dhe e gjetëm të ngordhur në dalje të fshatit”, tha një banor i zonës për ‘India Today’.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel