Kodheli takon pilotët e Forcave Ajrore

26/08/2014 00:00

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, priti në një takim pilotët e Forcave Ajrore të cilët u sulmuan në aksionin antikanabis në veri të vendit.

Nga ana e saj, ministrja Kodheli i ka falenderuar ata për punën e bërë në këtë aksion shumë të rëndësishëm për sigurinë e vendit.

“Me bindje të plotë e them se jo vetëm FA-ja, por gjithë shqiptarët janë krenarë për ju. Ju jeni shembulli më i mirë për shoqërinë shqiptare. E mira dhe e keqja kanë shekuj që përplasen, por ne do vazhdojmë të jemi në anën e së drejtës dhe të mirës”, ka theksuar ministrja Kodheli.

Të pranishëm në takim ishin edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, gjeneralmajor Jeronim Bazo, komandanti i Forcave Ajrore, gjeneral brigade Frederik Beltoja si dhe përfaqësues të tjerë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm.

Top Channel