Sydney, spektakli i valëve të shndritshme

27/08/2014 00:00

Nuk janë vendosur llampa neoni në det, është gjithçka natyrale. Janë valët e oqeanit që kanë dhënë një spektakël në plazhet Manly, afër Sidneyt.

Fenomeni është natyral dhe i njohur nga shkencëtarët që ndodh në oqean, por shumë rrallë në det, sidomos në plazhet shumë të frekuentuara. Por, ato që shkaktojnë këtë efekt të mrekullueshëm janë  alga njëqelizore të quajtura ‘Noctiluca scintillans’.
 
Gjatë valëzimit, miliona alga njëqelizore janë afruar pranë bregdetit që përcjellin dritën blu dhe fosforishente. Sipas studiuesve australianë, fenomeni mund të zgjasë deri në fundjavë dhe pastaj të ulet intensiteti i tyre.

Studiuesit thonë se ndriçimi i algave njëqelizore është krejtësisht natyral dhe nuk përbën rrezik për popullatën. Njerëzit duhet që të fiksojnë këtë shfaqje të natyrës duke koleksionuar këtë moment në ato që quhen fotografi të paharrueshme.

FOTO GALERI
1/2
Sydney, spektakli i valëve të shndritshme

Top Channel