Masakra pyjore në rajonin jug-lindor ka nisur të reflektojë pasojat e para të shfrytëzimit pa kriter dhe prerjes së paligjshme të pyjeve.

Pavaresisht se firmat tenderuese jo më larg se dy vite më parë eksportonin lëndë drusore drejt shtetit helen, tashmë busulla po kthehet në anën e kundert pasi vakuumi i krijuar në tregun e druve të zjarrit mund të plotësohet vetëm përmes importit.

Prefekti i Korçës në një takim të zhvilluar me specialistë të shërbimit pyjor ka sjellë një situatë emergjente sa i takon furnizimit të qytetarëve me dru zjarri pasi tregu ka mungesa të theksuara.

“Situata është e vështirë. Pyjet janë në gjendje tejet të degraduara, të mbishfrytëzuar. Rezervat për furnizimin me dru zjarri janë të pakta. Po punohet për alternativa, po kërkohen mundësi të reja për të furnizuar tregun. Në takimin e fundit kemi patur një diskutim të gjerë lidhur me hapjen e tregut tonë ndaj importit të druve të zjarrit”, thotë Prefekti Ardit Konomi.

Përgjatë viteve të fundit rajoni jug-lindor ka qenë nën pushtetin e sëpatës dhe sharrës ku çdo sipërfaqe e pyllëzuar nga natyra për shekuj u rrafshua pa mëshirë.

Top Channel