Rihanna u rikthehet pushimeve

27/08/2014 00:00

Javët e fundit ka qenë e zënë me regjistrimin e albumit të saj të ri, por edhe me turin “Monster” në bashkëpunim me Eminem.

Dy aktivitetet e ngjeshura profesionale e kanë mbajtur larg plazheve për pak kohë. Rihanna është rikthyer në rrjetet sociale me nëj set fotografish nga pushimet e saj.

Këngëtarja nga Barbadosi postoi një foto me bikini dhe një tjetër me një fustan të gjatë.

Vendi i pushimeve është mbajtur sekret dhe e vetmja e dhënë e shpërndarë për fansat nga bukuroshja 26-vjeçare është postimi në Instagram ku njofton se “ishte për darkë tek një vullkan aktiv”.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel