Conte e nis nga milanezet

27/08/2014 00:00

Trajneri i kombëtares italiane ka nisur me vizitat në dy skuadrat milaneze njohjen e tij me gjendjen e lojtarëve që do të thërrasë në kombëtare.

Antonio Conte u ndal fillimisht paraditen e së mërkurës në Milanello ku e priti shoku i tij i vjetër tek Juventusi, Filipo Inzaghi i cili më herët kishte mbështetur kandidaturën e ish-trajnerit të Juventusit për të marrë drejtimin e Italisë.

Conte është një trajner i shkëlqyer. Shpresoj që të marrë drejtimin e Italisë”, do të deklaronte ai.

Më pas Conte, i shoqëruar nga menaxheri i kombëtares, Oriali është ndalur tek kampi stërvitor i Interit ku u prit nga Mazzari me të cilin pati jo pak fërkime gjatë përplasjeve në Serinë A.

“Kur drejton një klub bën gjithçka për të arritur maksimumin. Por tani roli i tij ka ndryshuar. Ai është trajner i kombëtares dhe unë do të pres miqësisht dhe do të vendosem në shërbim të kombëtares, ashtu siç duhet të bëjë çdo trajner italian”, deklaroi Mazzari pak para takimit.

Vetë Conte tha se lojtarët duhet ta meritojnë kombëtaren, ndërsa falenderoi dy klubet milaneze për gatishmërinë e treguar për të kontribuar në kombëtare.

“Kemi nevojë për këtë sinergji mes klubeve dhe kombëtares që të arrijmë diçka të mirë”, deklaroi ai.

Top Channel