Xavi Alonso pranë Bayern-it

28/08/2014 00:00

Kampionët e Gjermanisë janë pranë transferimit të mesfushorit 32-vjeçar të Realit të Madridit, ka bërë të ditur “Marca”. Bayern i ka ofruar spanjollit një kontratë dy vjeçare me një pagë 10 milionë euro në sezon.

Mëngjesin e së mërkurës lojtari ka habitur Florentino Perez dhe Jose Angel Sanchez kur i ka kërkuar t’i jepnin mundësi të transferohej tek ekipi i Pep Guardiolës, i cili po kërkon me ngulm një lojtar të niveleve të larta në mesfushë pas dëmtimit të Martinez.

Klubi gjerman i ka bërë Realit të Madridit një ofertë rreth 10 milionë euro për të lënë të lirë lojtarin, i cili duket i vendosur për ndërmarrë këtë aventurë të re. Tashmë pritet konfirmimi i Florentino Perez.

Më parë gjatë së mërkurës, Alonso ka deklaruar tërheqjen nga përfaqësuesja e Spanjës. 32-vjeçari bask bëri një njoftim të tillë në “Twitter”, lajm që më pas u konfirmua gjithashtu edhe në adresën zyrtare të përfaqësueses.

Top Channel