Durrës, sekuestrohen 110 kg marijuanë

28/08/2014 00:00

Një sasi prej 110 kilogramë marijuane është kapur nga Policia e Durrësit në një aksion të koduar me emrin “Stacioni”.

Aksioni kishte si synim kapjen e një grupi që merrej me grumbullimin e hashashit nga kultivuesit nga disa rrethe me qëllim tregëtimin në tregun e brendshëm.

Gjatë këtij operacioni u arrestuan në flagrancë 5 shtetas dhe u shpall në kërkim një i gjashtë, të gjithë banorë të zonave të ndryshme në Shkodër, Krujë, Laç dhe Fushë-Krujë, të cilët u identifikuan gjatë hetimeve si të implikuar në këtë veprimtari.

Konkretisht u krye arrestimi në flagrancë i shtetasve: Bardhok Përndoi, 40 vjeç, banues në Laç; Gjon Shponi, 31 vjeç, banues në Gur i Zi, Shkodër; Bledi Shyti (Zefi), 31 vjeç, banues në Vau i Dejës, Shkodër; Arjan Boka, 55 vjeç, banues në Krujë; Isuf Rama, 57 vjeç, banues në Fushë-Krujë.

Po kështu, u shpall në kërkim shtetasi Alfred Balloku, 33 vjeç, banues në Kurbin.

Përgjatë veprimeve proceduriale që u ndërmorën gjatë operacionit policor, në banesën e shtetasit Isuf Rama në Fushë-Krujë u gjetën e sekuestruan 8 thasë me lëndë të thatë narkotike të llojit Kanabis Sativa, rreth110 kg lëndë si dhe rreth 500 gr lëndë e dyshuar si narkotike e llojit kokainë.

Top Channel