Vjen dokumentari për fenomenin “Messi”

28/08/2014 00:00

Në edicionin e 71 të Festivalit të Filmit në Venecia do të prezantohet edhe një dokumentar për “përrallën Messi”. Dokumentari mbi talentin argjentinas mban firmën e regjisorit spanjoll Alex de la Iglesia që do të mbyllë edhe ditën e autorëve.

Regjisori spanjoll ka përdorur imazhe arkivi, intervista dhe pjesëmarrjen e një aktori që luan Lionelin në hapat e para të tij në botën e futbollit.
   
Në dokumentar janë përfshirë edhe intervista me personalitete të futbollit botëror si ish-kampioni holandez dhe ish-trajneri i Barcelonës, Johann Cryff, shokët e tij të skuadrës te Barcelona ku Messi u rrit dhe zhvilloi karrierën (Iniesta, Pique, Mascherano), ish-trajneri i Argjentinës Cesar Luis Menotti, gazetarë dhe shkrimtarë që analizojnë fenomenin.  

FOTO GALERI
1/10
Vjen dokumentari për fenomenin “Messi”

Top Channel