Del Piero, aventura e radhës në Indi

28/08/2014 00:00

Alessandro Del Piero nuk dorëzohet. Ish-kapiteni i Juventusit refuzon të varë këpucët në gozhdë dhe ka nënshkruar një kontratë një vjeçare në Indi.

Vetë lojtari ka konfirmuar lajmin. “Pinturikio” shkruan në Facebook se do të luajë për Delhi Dynamos, skuadër që luan në kategorinë e parë indiane, “Hero Indian Superleague”.

Zgjedhja e tij e radhës vjen pas aventurës në Australi ku luajti për Sydney FC.

Pas përfundimit të kontratës me skuadrën australiane u përfol për një tërheqje të mundshme të ish-sulmuesit të Juventusit, madje edhe për mundësitë që ai të vazhdonte karrierën e tij me një post drejtues tek bardhezinjtë, megjithëse nga skuadra torineze asnjë ofertë zyrtare nuk mbërriti.

Top Channel