Gjatë pasdites së të enjtes kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të takohej me aleatët e tij në lidhje me qëndrimin që opozita do të mbajë me parlamentin.

Por në zyrën e tij, në Bashkinë e Tiranës mbërriti vetëm kryerepublikani Mediu, ndërsa në takim nuk kishte përfaqësues të PDIU, si edhe munguan Nard Ndoka dhe Dashamir Shehi.

Mediu tha për gazetarët që vendi i opozitës është në parlament, por jo që të kthehet në skenë dhune.  

“Ne do të diskutojmë me të gjithë deputetët e opozitës ditën e hënë për qëndrimet dhe hapat e mëtejshme. Është e domosdoshme që ta kuptojmë këtë realitet politik ashtu siç duhet edhe ndërkombëtarët janë në të njëjtën linjë shqetësimi. Diskutimi i sotëm në Gjermani tregon qartësisht shqetësimin dhe preokupimin e ndërkombëtarëve për çështje që kanë të bëjnë me mënyrën e funksionimit të demokracisë, çështje të korrupsionit, të respektimit të ligjit dhe të kushtetutës që është detyrë si për Edi Ramën dhe çdo qytetar të thjesht. As Edi Rama dhe asnjë tjetër nuk mund të qëndroi mbi institucionet mbi ligjin. Këtë kërkon opozita që çdo gjë të futet në rrjedhën normale. Institucioni i Kuvendit t’i kthehet debatit politik, reformave dhe jo dhunës”, u shpreh Mediu.

Top Channel