Robben: Nuk e di kush është Benatia

29/08/2014 00:00

Arjen Robben është shprehur se kurrë nuk ka dëgjuar për lojtarin më të ri të Bayern Munich, Mehdi Benatia.

Pas dëmtimit të rëndë të Martinez, kampionët e Gjermanisë ranë dakord t’i paguajnë Romës 37 milionë euro për transferimin e marokenit.

Megjithatë edhe pse Benatia ishte njëri prej mbrojtësve më të mirë të Serie A të kampionatit të kaluar, holandezi ka pranuar se ai është i panjohur për të.

“Sinqerisht unë nuk kam dëgjuar për të, di vetëm që vjen nga Roma. Klubi i di arsyet pse e ka transferuar atë”, ka deklaruar Robben.

Ndërkohë, ish-lojtari i Chelsea dhe i Realit të Madridit ka pranuar se transferimi i tij te bavarezët ishte kulmi i karrierës për të.

Top Channel