Gana hap kufijtë me vendet e prekura nga Ebola

28/08/2014 00:00

Gana ka pranuar të heq kufizimet e udhëtimeve të vendosura më parë me vendet e Afrikës Perëndimore për shkak të rrezikut të përhapjes së virusit vdekjeprurës, Ebola.

Më parë Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se kufizimet krijojnë probleme me furnizimin me produktet baza për banorët dhe duhet të hiqet. OBSH shtoi se më shumë  se 20 mijë persona do të infektohen me Ebola. Ajo thotë se mund të ketë deri në 4 herë më shumë raste të prekurish se sa janë rrezikuar deri tani. Organizata ka kërkuar rifillimin e fluturimeve në të gjithë rajonin pasi kjo është ‘jetike për të.

“Tashmë kjo nuk është një çështje që i përket Afrikës Perëndimore apo kontinentit afrikan, por të gjithë botës”, ka thënë një përfaqësues i OBSH-së. Ai ka shtuar se vendet e prekura duhet të kryejnë kontroll të imtësishëm të personave të cilët kalojnë kufirin, pasi virusi rrezikon të përhapet edhe në 10 shtete të tjera nga 4 të prekura aktualisht.

Deri tani kanë humbur jetën më shumë se 1500 persona, ndërsa më rreth 3 mijë të tjerë janë infektuar nga Virusi.

Top Channel