Fotografia e një gruaje që ngjan shumë me liderin e ndjerë venezuelian Hugo Chavez po bën xhiron e botës nëpërmjet rrjeteve sociale, sipas gazetës ‘El Nuevo Herald’.

Fotografia tregon një grua që po lahet në det së bashku me datën e realizimit të fotos: 24/08/2014.

Edhe pse ende nuk është verifikuar origjinaliteti i fotos, pamja ka bërë që në Twitter të lëshohen perla të tilla: “Chavez qenka rimishëruar në grua!” apo “Sa keq për këtë gruan që ka fytyrën e Chavezit!”

Hugo Chavez ndërroi jetë në 5 mars 2013, në moshën 58-vjeçare, pas një lufte të gjatë me kancerin.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel