SHBA, pezullohen xhirimet e filmave për të rritur

29/08/2014 00:00

Organizata që përfaqëson industrinë e kinemasë pornografike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Free Speech Coalition (FSC), ka lajmëruar ditën e premte se xhirimet e filmave për të rritur janë pezulluar pa afat pas konstatimit të virusit HIV tek një aktor.

Një pezullim i tillë është pjesë e protokollit të zakonshëm të FSC-së sa herë që një nga aktorët preket nga SIDA.

“Një nga testet ka rezultuar pozitiv në një nga qendrat tona të analizave. Ende nuk kemi provat që konfirmojnë këtë gjë, por po marrim masat për mbrojtjen e aktorëve tanë”, tha drejtoresha e FSC-së, Diane Duke.

Kjo është hera e tretë brenda një viti që pezullohen xhirimet e filmave për të rritur pas daljes pozitiv të një aktori në analizat e HIV/AIDS.

Top Channel