Julie Bresnan ka publikuar në Youtube një video që tregon se si ajo në mënyrë të pavetëdijshme shijon glasën e një zogu që kishte rënë mbi akulloren e saj.

Duke qëndruar para një plazhi të bukur në Okland të Zelandës së Re, Julie i jep një të lëpirë akullores sapo të mbuluar me glasë zogu. Menjëherë pas kësaj, zogu përfundon “veprën” e tij duke i bërë glasën kësaj vajze edhe në fytyrë.

Vajza nga Irlanda tha për ‘Daily Mail Australia’ se ajo i dërgon rregullisht babait të saj video nga vendet që viziton, por me siguri kjo ka qenë videoja më interesante.

Top Channel