Rinas, arrestohet kosovari

29/08/2014 00:00

Policia arrestoi në mbrëmje në aeroportin e Rinasit një shtetas kosovar, i cili dyshohet se do të udhëtonte në Siri.

Burimet e policisë thanë se 24 vjeçari Mentor Zejzullahu u arrestua pas informacioneve të autoriteteve të Kosovës. Për të gjykata kishte dhënë masën e sigurisë nën akuzën e rekrutimit të besimtarëve myslimanë për t’i dërguar në luftën e Sirisë.

Burimet e policisë thanë se nga Rinasi, 24 vjeçari do të udhëtonte në Turqi dhe më pas në Siri.

Top Channel