Nga plazhet e Kinës në faqet e revistave

30/08/2014 00:00

Rreth 5 vite më parë në Kinë njerëzit filluan të përdornin maska për t’u mbrojtur nga rrezet e diellit gjatë kohës kur ishin në plazhe.

Kinezët njihen për lëkurën e tyre karakteristike të bardhë në të verdhë dhe ngjyra e saj, sipas banorëve vendas ‘pasqyron gjendjen ekonomike dhe sociale’. Maskimi ose siç njihet ndryshe “facekini” u pa si një zgjidhje për mbrojtjen nga rrezet e diellit, duke gjetur një përhapje të gjerë, sidomos gjatë viteve të fundit.  

Por së fundi “facekini” zuri një vend të rëndësishëm edhe në revistën “CR Fashion Book”, ku në një set fotografik të titulluar “maskimi në diell” u shfaqën modele të maskuara dhe me bizhuteri të dizenjuara nga Alexander Wang dhe Michael Kors.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel