Hebrenjtë largohen nga Guatemala

30/08/2014 00:00

Rreth 230 anëtarë të një grupi hebre ortodoks kanë filluar të largohen nga një fshat në Guatemalën perëndimore, pas një konflikti të ashpër me komunitetin lokal indigjen.

Anëtarëve të komunitetit Lev Tahor iu kërkua të largoheshin nga Laguna San Huan, sepse pleqtë e komunitetit Majan kanë nisur të imponojnë fenë dhe zakonet e tyre. Gjatë ditëve të fundit ata kishin nisur të paketonin sendet e tyre nëpër kamionë për t’u larguar nga fshati.

“Ne jemi një popull i paqes dhe në mënyrë që të shmangim incidentet, ne kemi filluar që të largohemi”, tha një anëtar i Lev Tahor, duke shpresuar se do të gjejnë një vend për të jetuar diku tjetër në Guatemalë.

Por nga ana tjetër, një zëdhënës i këshillit të pleqve të Guatemalës u shpreh se ata kanë vepruar për vetëmbrojtje dhe për respektim të të drejtave dhe kulturës së tyre si popull indigjen.

Shumë prej anëtarëve të grupit hebre kishin jetuar në fshat për gjashtë vite, pasi ishin zhvendosur edhe nga Kanadaja për shkak të një grindjeje me autoritetet atje.

Top Channel