Irani kundërshton sanksionet e reja

30/08/2014 00:00

Presidenti iranian Hassan Rouhani ka kritikuar SHBA-ne për vendosjen e sanksioneve të reja duke thënë se ato nuk janë në përputhje me frymën e negociatave të tanishme.

Duke folur për një televizion lokal, Rouhani tha se Irani është ende i  angazhuar për vazhdimin e  bisedimeve bërthamore me Shtetet e Bashkuara dhe pesë fuqitë e tjera ndërkombëtare.

Më herët Uashingtoni kishte shpallur sanksione të reja mbi 25 firma dhe individë irakiane për shkak se fuqitë botërore dyshojnë që Irani kërkon të ndërtojë armë atomike, një akuzë të cilën këta të fundit e mohojnë fuqishëm.

Qeveria e Teheranit këmbëngul se uraniumin e kanë për përdorim të stacioneve  të energjisë bërthamore si edhe për qëllime mjekësore.

Por, sipas zyrtarëve amerikanë sanksionet e reja nga ana e tyre janë për të ndaluar ndonjë program të mundshëm terrorist për shkak se ai rajon shquhet për skenarë të tillë.

Megjithatë Rouhani u shpreh se futja e sanksioneve të reja është “një veprim i pabazë”, që do të thellojë mosbesimin midis të dy palëve dhe konfirmoi se Irani do të vazhdojë bisedimet bërthamore me vendet e tjera për një marrëveshje përfundimtare mbi programin bërthamor të Iranit i cili sipas tyre është një mision i paqtë.

Top Channel