BE zgjedh udhëheqësit e rinj

30/08/2014 00:00

Udhëheqësit e vendeve anëtare të Bashkimit Europian zgjodhën Federica Mogherini si pasuese të Catherine Ashton dhe Donald Tusk si pasues të Herman Van Rompuy.

Vendimet e këtij samiti u publikuan nga dy postime në internet të Presidentit në largim të Këshillit të Europës, Herman Van Rompuy.

Ministrja e Jashtme e Italisë, Mogherini do të zëvendësoje baroneshën Ashton në postin e Përfaqësueses së Lartë për Siguri dhe Politikë të Jashtme, Catherine Ashton, ndërsa Kryeministri polak, Donald Tusk zëvendëson Herman Van Rompuy në postin e Presidentit të Këshillit të Europës.

Dy postet konsiderohen mjaft të rëndësishëm për BE-në, pavarësisht se kompetencat e tyre janë ende të reduktuara dhe kërkojnë miratimin e të gjitha vendeve anëtare të unionit. Ndërsa për kandidaturën e Kryeministri polak nuk pati asnjë rezervë, të paktën publike, për Ministren e Jashtme italiane vendet e baltikut kundërshtuan duke e quajtur si të papërvojë dhe të butë për t’u përballur me Rusinë.

41-vjeçarja ishte preferenca e Kryeministri italian, Mateo Renzi që këmbënguli në zgjedhjen e saj. Ajo mban postin e Ministres së Jashtme që prej muajit shkurt të këtij viti ndërsa me detyrën e re duhet të mbartë mbi shpatulla peshën e diplomacisë europiane në mbarë botën, por veçanërisht në përballjen me Rusinë që është sfida e momentit për BE-në.

Më herët gjatë takimeve vendet e BE-së ranë dakort për përshkallëzimin e sanksioneve ndaj Moskës për shkak të ndërhyrjes së saj në Ukrainë.

Top Channel