Në ftesat e shpërndara nga Apple, thuhej vetëm “do të donim t’ju jepnim më tepër informacion…”,  kaq mjaftoi për të ngacmuar imagjinatën e publikut: si do të jetë produkti më i ri i firmës së njohur që prezantohet për herë të parë në Cupertino të Kalifornisë në 9 shtator.

Site-t e teknologjisë nepër internet lënë të kuptohet se iPhone 6-ta, me shumë gjasë, do të kenë një ekran më të madh se parardhësi që është 10 centimetra.

Produkti i fundit i Apple do të jetë diçka më i gjërë, duke u llogaritur diku tek 12 centimetrat. Diskutohet gjithashtu mundësia e një iËatch-i, një ore dore inteligjente, që mund t’i ndihmojë njerëzit të monitorojnë shëndetin dhe të kontrollojë pajisjet elektronike të lidhura me internetin, në shtëpi.

Nëse kjo do të rezultojë e vërtetë, atëherë iPhone 6-ta do të jetë i pari me veti të reja elektronike të sofistikuara, që nga viti 2010, kur kompania nxori në treg iPad-in.

Që nga ajo kohë, Apple ka ridizenjuar dhe i ka shtuar veti të reja iPhone-ve, iPad-eve, iPod-eve dhe kompjuterave Mac. Zëri i amerikës thotë se investitorët kanë qenë të shqetësuar nga spekulimet se kompania nuk ka më ide të reja qe prej vdekjes se vizionarit te saj Steve Jobs tetorin e 2011-ës.

Për çmimin e iPhone 6-tës nuk është thënë ende asgjë, por sigurisht nuk do të jetë i lirë. Sipas disa ekspertëve, mund të jetë 100 dollarë më shumë se iPhone 5-sa, por kjo mbetet për t’u parë pasi drejtuesve të Apple-it i duhet për çdo rast të kujdesen që produkti i tyre të jetë konkurues në treg.

Top Channel