Reali turpërohet, Barça fiton me vështirësi

01/09/2014 00:00

Ka zhgënjyer Reali i Madridit në këtë javë të dytë të kampionatit spanjoll pasi është mundur 4-2 nga Real Sociedad në fushën e kësaj të fundit.

Pas avantazhit të dyfishtë të madrilenëve me Sergio Ramos në fillim e më pas me Bale, situata përmbyset dhe vendasit arrijnë të shënojnë 4 herë në portën e Casillasit.

Tre goditje shtylle nga kundërhstarët dhe vërshëllima në “El Madrigal” për Barcelonën e cila mes shumë vështirësive ja del mbanë të marrë një fitore përballë Villarealit në javën e dytë të kampionatit spanjoll.

Skuadra e Luis Enrikes ka mundur të merrë këtë trepikësh vetëm në minutën e 82-të, kur debutuesi Sandro Ramirez ja doli mbanë të shndërrojë në gol asistin e Lionel Mesit.

Top Channel