Mbyllen kazinotë në “Atlantic City”, 6 mijë persona humbin punën

01/09/2014 00:00

Kazinotë në “Atlantic City” po mbyllen të gjitha. Javën e ardhshme pritet të mbyllen edhe dy kazino të tjera: “Showboat” dhe “Trump Plaza”.

Në total pritet të humbin punën rreth 6 mijë persona. Në janar është mbyllur kazinoja dhe hoteli Atlantic me 800 dhoma. Është fundi i ëndrrës për të fituar paratë në mënyrë sa më të lehtë. Në vitet 1980-1990 numri i kazinove në “Atlantic City” i kishte kaluar edhe ato të Las Vegasit.

Kazinoja e parë legale “Resorts Casino Hotel” u hap në vitin 1978. Në vitet 1980 “Atlantic City” u kthye në një nga destinacionet më të vizituara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga dashamirësit e lojërave të fatit.

Gabimi i qytetit me 40 mijë banorë është puntimi vetëm tek bastet sipas “Wall Street Journal”. Edhe konkurrenca prej kazinove të shteteve fqinje në Pennsylvania dhe Delaware po sjell këtë dëm të madh në ekonominë e vendit. Politikanët, sipërmarrësit dhe banorët në “Atlantic City” thonë se kjo situatë është shumë më keq se uragani “Sandy” sepse të paktën uragani ka një fillim dhe mbarim, ndërsa ky është një tsunam i destinuar për të vazhduar.

Guvernatori Chris Christie premton se do të zgjidhë fatin e qytetit me një plan 5-vjeçar.

FOTO GALERI
1/4
Mbyllen kazinotë në `Atlantic City`

Top Channel