Fushata e bamirësisë së pornostareve japonezë

01/09/2014 00:00

12 aktore japoneze të filmave për të rritur u bënë pjesë e një fushate bamirësie për të mbledhur fonde kundër sëmundjes AIDS.

Fushata ishte pjesë e një programi televiziv të njërës prej shtëpive prodhuese të filmave “me pullë të kuqe” në Japoni ku fansave u jepet mundësia të flasin dhe prekin aktoret e tyre të preferuara në një transmetim të drejtpërdrejtë televiziv në këmbim të një donacioni.

Eventi zgjat 24 orë dhe organizatorët shpresojnë të tërheqin rreth 2 mijë fansa në përfundim të tij duke siguruar të paktën 2 milionë jen, afërsisht 15 milionë euro.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel